Thaçi: Koha për pajtim ndëretnik

15 Dhjetor 2016 - 13:17      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili ka mbajtur mbledhjen e përgjithshme, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Në mbledhje Thaçi tha se viti 2016 ka qenë një vit i sukseseve për Këshillin Konsultativ për Komunitetet, si vit i akreditimit të shoqatave, i organizatave jo-qeveritare, që do të jenë anëtarë të rinj të Këshillit.

Sipas tij, Këshilli Konsultativ për Komunitetet ka përmbushur misionin e vet për ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës, duke krijuar mundësitë për komunitetet për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative dhe politike.

Ai ka ka theksuar se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi dokumentet dhe parimet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Ai ka shtuar se institucionet e shtetit të Kosovës punojnë që këto parime të zbatohen më përpikëri dhe që çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tij, të ndihet i lirë dhe i barabartë me çdo qytetar tjetër.

“Si një shoqëri që e ka vuajtur diskriminimin dhe përjashtimin, e kuptojmë thellë rendësin e parimit që secili të trajtohet në mënyrë të njerëzishme, i barabartë, duke ia respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Roli juaj në promovimin e këtyre parimeve është i madh”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi ka falënderuar anëtaret e këtij këshilli, për angazhimin e tyre në përmbushjen e misionit, për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës multietnike.

Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Thaçi u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e procesit të normalizimit të këtyre marrëdhënieve dhe të pajtimit ndëretnik brenda Kosovës.

“Ne mjaft kemi vuajtur prej urrejtjes e konfrontimeve, prandaj secili duhet të shikojë nga e ardhmja zhvillimore. Të gjithë duhet të fokusohemi që të ndodh pajtimi ndëretnik në Kosovë, si parakusht për jetë të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Gazmen Salijević ka falënderuar presidentin e Republikës së Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë këtij Këshilli.

Ai ka thënë se Këshilli ka për qëllim promovimin e tolerancës komunikimit ndëretnik dhe zhvillimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...