Azem Syla deklarohet i pafajshëm për rastin “Toka”

15 Dhjetor 2016 - 13:14      

Azem Syla është deklaruar i pafajshëm për pikat e aktakuzës me të cilat e ngarkon Prokuroria, raporton KTV.

Në seancën fillestare janë lexuar pikat e aktakuzës derisa ish-deputeti i PDK-se ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor.

"Jo nuk ndjehem për asnjë pikë të aktakuzës", ka thënë Syla para Gjykatës. Të pafajshëm janë deklaruar edhe të tjerët.

Seanca ka vazhduar edhe pse Policia nuk ka arritur të arrestoj Hajrullah Berishen, për të cilin Gjykata ka thënë se ka informacione që gjendet në Maqedoni.

Sikurse për të edhe për Mustafë Halilin që ka munguar edhe sot, Prokuroria ka kërkuar që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar.

Azem Syla dhe të tjerët në rastin "Toka" akuzohen për 46 pika të ndryshme të aktakuzës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...