15 Dhjetor 2016 - 13:03
Sipas EX-YU Aviation News, Aeroporti i Prishtinës vazhdon të përjetojë rritje të numrit të pasagjerëve. Vetëm deri në muajin Nëntor të këtij viti, Aeroporti ka mirëpritur 1 milion e 497,225, duke shënuar një rritje prej 11.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një rritje e fuqishme pritet të ndodhe edhe gjatë verës me linjat e reja për në Londër nga Adria Airways që fillojnë më 19 qershor, deri sa Air Berlin pritet të fillojë me fluturime të reja nga Hamburgu dhe Shtutgarti në korrik dhe Helsinki në qershor.
Përveç numrit të udhëtarëve, Aeroporti ka treguar sukses edhe në rritjen e numrit të linjave ajrore që fluturojnë përmes tij. Së fundmi, Aeroporti realizoi udhëtimin e parë direkt në Paris me kompaninë Easy Jet deri sa Wizzair do të ofrojë shërbime fluturimi për udhëtarë të këtij Aeroporti duke filluar nga muaji prill 2017. Easy Jet dhe Wizzair janë ndër kompanitë më të mëdha ajrore me çmim të ulët në Evropë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...