Limaj: Muri në Mitrovicë, ndarje e vendit

15 Dhjetor 2016 - 11:53      

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha se edhe skeptikët e kanë kuptuar se në Drenas po frynë era e ndryshimit.

Rezultati në raundin e parë sipas kreut të Nismës ka treguar se qytetarët e Drenasit nuk janë të gatshëm të japin votën e tyre pa kërkuar llogari.

“Kemi një ballafaqim mes vullnetit të qytetareve të Drenasit për ta ndryshuar gjendjen dhe në anën tjetër pushteti që po bënë çdo gjë për të mos lejuar ndryshimin, t’i frikësojë. Për herë të parë ka një fushatë elektorale ne komunën e Drenasit dhe shpresoj që ndryshimi do të ndodh të dielën”, tha Limaj duke folur si i ftuar nga Lëvizja FOL.

Duke folur për murin e Mitrovicës ai tha se kjo është pasojë e një aventure të papërgjegjshme politike dhe pasojat e dialogut.

Sipas Limajt nga ato bisedime ka derivuar edhe marrëveshja e 13 prillit që është krejt kjo çka sot po ndodh në vend.

“Kjo aventurë politike dhe se ky dialog ka prodhuar fusnotë, dezintegrimi i pakicës serbe. Ky dialog ka sjellë Asociacionin, ndarjen e Doganave dhe kulmi i dialogut është simbolika e murit. Muri nuk vlerësohet sa i lartë e i gjerë por simbolika e tij, e që është ndarja. Muri e bënë thellimin e ndarjes së vendit tonë. Muri dhe çdo gjë e marrëveshjes së 19 prillit është derivat i kësaj marrëveshje edhe Asociacioni. Ky mur ka ardhur se po këto institucione na kanë shurdhuar se po hapet ura vitin e kaluar. Jam i bindur që krejt investimi jonë nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore dialogu është rrënuar”, tha Lima.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...