Vizitat e Thaçit te memorialet e serbëve shihen si lojëra politike

15 Dhjetor 2016 - 07:15      

Ka disa muaj që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpeshtuar vizitat dhe homazhet tek memorialet e serbëve të vrarë gjatë dhe pas luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Homazhet nga analistët konsiderohen humane, sikur ato të mos ishin me tendencë për përmirësimin e imazhit të vetë Thaçit jashtë vendit, shkruan sot Koha Ditore. Edhe familjarët e të zhdukurve i kanë kritikuar këto aktivitete të presidentit, duke i quajtur lojë politike.

Në korrik të këtij viti, presidenti Thaçi kishte vendosur lule në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës në fshatin Grackë të Lipjanit. Aktin e vrasjes së tyre e kishte quajtur veprim jo vetëm kundër viktimave, por edhe kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...