Veriorët i quajnë të ligjshme strukturat paralele

15 Dhjetor 2016 - 07:00      

Anëtarë të organeve paralele në veri të cilët njëkohësisht punojnë edhe me sistemin e Kosovës, kanë mohuar të jenë bërë pengesë në punën e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Zoran Todiq, është njëri prej atyre që mban dy “kapela”. Ai është kryesues i Kuvendit komunal të Leposaviqit, njëkohësisht anëtar i të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Serbisë në këtë komunë. Këta dualizma janë bërë sebep që legalët dhe ilegalët të përplasen mes vete, ku së fundi ka edhe një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Leposaviqit, me akuzën se ai po punon kundër interesave të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka pranuar shkresën e Kuvendit komunal të Leposaviqit, ku kërkohet inicimi i shkarkimit të kryetarit Dragan Jablanoviq. Por, MAPL-i nuk ka treguar se çfarë veprimesh do të ndërmarrë. Është vetë kreu i kësaj Ministrie, Ljubomir Mariq, i cili bashkë me kryetarët e komunave veriorëve dhe përfaqësuesit e organeve të përkohshme kanë akuzuar Jablanoviqin për tradhti ndaj serbëve, duke bashkëpunuar me Prishtinën zyrtare. Pas kërkesës së gazetës drejtuar Ministrisë së Pushtetit Lokal, kjo e fundit vetëm ka konfirmuar se është e njoftuar lidhur me situatën në Komunën e Leposaviqit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...