Lëvizja Besa nuk pranon bashkëpunim me Ali Ahmetin

15 Dhjetor 2016 - 06:40      

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka munguar edhe në takimin e së mërkurës që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë, që kanë fituar deputetë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, ka thënë se një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të BDI-së mund të mbahet javën e ardhshme.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama janë mësuar kushtet që kanë partitë që morën pjesë në takim me kreun e Qeverisë së Shqipërisë.
“Ne jemi pas gjuhës shqipe zyrtare në të gjithë shtetin para se të bëhet qeveria. Fillimisht të votohet ligji. Ne jemi pas Prokurorisë Speciale”, mësohet të jetë shprehur Zijadin Sela, kryetar Aleancës për Shqiptarët.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...