Ministrat serbë të Kosovës të brengosur me ambientin e punës

14 Dhjetor 2016 - 22:33      

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq dhe ministri për Administrim e Pushtet Lokal Lubomir Mariq i kanë thënë sot shefit të diplomacisë hungareze Peter Sijart se janë të brengosur me rrethanat në të cilat punojnë dhe se kjo është edhe një arsye pse i kanë braktisur institucionet e Kosovës.

"Detajisht ia kemi sqaruar pse nuk po marrim pjesë, ashtu si dhe për ligjin e dëmshëm të Trepçës. Po ashtu kemi theksuar rëndësinë e Marrëveshjet së Brukselit dhe zbatimin e marrëveshjes më të rëndësishme për formimin Asociacionit të Komunave serbe”, citon B92 të ketë thënë zëvendëskryeministri Stojanoviq pas takimit.

Temë bisedash kanë qenë situata politike në Kosovë, funksionimi i Qeverisë së Kosovës dhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet e politikanëve kosovarë.

Mariq ka theksuar se është me shumë rëndësi që të formohet AKS ashtu siç e parasheh Marrëveshja e Brukselit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...