Thaçi: Vizioni i partive politike duhet të jetë gjithëpërfshirja

14 Dhjetor 2016 - 19:29      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), e cila ka organizuar një pritje me temën “Liderët e së nesërmes”.

Duke folur për kontributin e NDI-s në Kosovë, Thaçi ka theksuar se partitë politike janë themeli i pluralizmit dhe i demokracisë, prandaj është për t’u vlerësuar lartë puna që bëhet në fuqizimin e partive politike, transmeton Koha.net

Sipas tij, skena politike kosovare është pasuruar vazhdimisht, ku partitë politike janë shndërruar në forume në të cilat artikulohen politikat për të ardhmen e Kosovës.

“Është e rëndësishme që ta ushqejmë vazhdimisht këtë proces të debatit për politikat që zbatojmë në shtetin dhe në shoqërinë tonë. Trajnimet e NDI kanë kryer mu këtë detyrë, të ushqejnë dhe të intensifikojnë këtë debat”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se evenimenti i sotëm ka një segment edhe më të rëndësishëm që është përfshirja dhe fuqizimi i rolit të gruas dhe të rinjve në partitë politike.

“Partitë politike në aktivitetet e tyre duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Politikat e partive politike duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Vizioni i partive politike duhet të jetë gjithëpërfshirës. Kam dëgjuar fjalë të mira për programin e NDI që keni ndjekur”, ka thënë ai.

Presidenti ka theksuar se ardhmja e Kosovës do të jetë e sigurt nëse liderët e të ardhmes do të promovojnë vlerat e gjithëpërfshirës, të dialogut e të bashkëpunimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...