Kryeministri Mustafa vonohet dhe – ngutet [video]

14 Dhjetor 2016 - 19:22      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ftoi në takim përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllimin që të diskutohet mbi përfshirjen e tyre në jetën institucionale, ku si synim kryesor është përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës, raporton KTV.

Megjithëse, kryeministri ishte iniciator i këtij takimi, ai u vonua për rreth 40 minuta. Në fjalimin e tij, Mustafa tha se qeveria që ai drejton, është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe të fuqizojë rolin e saj.

Mirëpo, kryeministri mori një sërë kritikash nga ana e shoqërisë civile lidhur me implementimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Për më tepër, Mustafës iu kërkua që në të ardhmen përfshirja e shoqërisë civile të mos bëhet në baza partiake dhe individuale.
E, pasi dëgjoi vetëm një anëtar të shoqërisë civile, kryeministri u largua nga ky takim derisa zyrtarë të BE-së theksuan se niveli i demokracisë së një vendi matet me pjesëmarrjen e shoqërisë civile në jetën institucionale.


Kryeministri Mustafa vonohet dhe – ngutet by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...