Prokuroria kërkon mostrat e zërit të dy aktivistëve të Vetëvendosjes [video]

14 Dhjetor 2016 - 19:19      

Një javë më parë, aktivistët e Vetëvendosjes Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti u liruan nga paraburgimi dhe u dërguan në arrest shtëpiak, raporton KTV.

Por, para dy ditësh, Prokurori i Shtetit, Abdurrahim Islami, ka marrë vendim për lëshimin e urdhrit për marrjen e mostrës së zërit nga dy të pandehurit, pas kërkesës së Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar KTV-ja, thuhet se ekspertiza do të kryhet nga ekspertët e forenzikës nga Departamenti i Audio dhe Video Ekspertizës, në veçanti Linguisti, të cilët kanë për detyrë të marrin mostrën e zërit nga të pandehurit Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi dhe të bëjnë krahasimin-analizimin e këtij zëri me zërin, i cili është regjistruar në qendrën e thirrjeve për kujdes të klientëve të IPKO-s.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Emrush Kastrati, avokat mbrojtës i Egzon Halitit. Prokurori i Shtetit, Abdurrahim Islami, nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje.
Në fund të gushtit, Policia e Kosovës pati arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin me zollë në objekt të Kuvendit.


Prokuroria kërkon mostrat e zërit të dy... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...