Në vend të të pagjeturve, udhëzues për familjet e tyre [video]

14 Dhjetor 2016 - 19:14      

Bashkimi Evropian iu bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë lojërat politike dhe të zbardhin fatin e të pagjeturve, ndërkohë që familjarët kanë lutur Zyrën e BE-së në Prishtinë, ICMP-në dhe Qeverinë e Kosovës që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, raporton KTV.

Komisioni Ndërkombëtar për të pagjeturit ka prezantuar udhëzuesin për familjet e të zhdukurve në Kosovë, institucionet, procesi dhe të drejtat e familjeve, i përkrahur nga zyra e BE-së në Kosovë.

Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë familjarët për të drejtat e tyre dhe të motivohen për të lejuar hapjen e varreve të rreth 2 mijë kosovarëve që janë varrosur pa analiza të ADN-së në 1999.
Pavarësisht që në këtë konferencë ishte paraparë që të flasë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ai ka munguar.

Por në emër të tij ka folur këshilltari politik, Sokol Havolli, i cili theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet zgjidhjen e fatit të personave që mungojnë.


Në vend të të pagjeturve, udhëzues për familjet... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...