Thaçi e do Kosovën Republikë presidenciale [video]

14 Dhjetor 2016 - 19:06      

Shumë kritika mori Hashim Thaçi për mënyrën se si u zgjodh president i vendit nga një Kuvend i rrethuar me polici e nën efektin e gazit lotsjellës, raporton KTV.

Kështu, një nga ndryshimet kushtetuese që Thaçi pritet t’ia propozojë Kuvendit është forma e zgjedhjes së Presidentit.
KohaVisioni ka siguruar dokumentin që është version i brendshëm i Zyrës së Presidentit, ku parashihen këto ndryshime.

Janë gjithsej 49 amendamente për ndryshimin e Kushtetutës. Bazuar në amendamentin 37, në Kushtetutë do të formulohet neni 86, sipas të cilit, presidenti i Kosovës zgjidhet drejtpërdrejt nga shtetasit e Kosovës me të drejtë vote. Për t’u kandiduar për president, kandidati duhet të mbledhë 15 mijë nënshkrime që dorëzohen në KQZ.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, atëherë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve. Betimi bëhet para kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.


Thaçi e do Kosovën Republikë presidenciale by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...