Muri i Mitrovicës “rrënon” asamblistët e jugut [video]

14 Dhjetor 2016 - 19:02      

Me akuza e tensione, është përcjellë seanca urgjente e Kuvendit të Mitrovicës së jugut, që për përfundim nuk pat asnjë rezultat, raporton KTV.

Kanë qenë asamblistët e PDK-së, që edhe mblodhën nënshkrimet për këtë seancë, që propozuan tekstin për deklaratë, ku mes tjerash kërkohej nga institucionet qendrore rrënimi i murit.

Faruk Mujka nga Vetëvendosje e ka quajtur si paradoksale faktin që kërkesa për seancë ka ardhur nga PDK-ja, të cilën e bënte përgjegjës kryesor për situatën.

Në këtë situatë, ka dhënë dorëheqje Vesel Neziri nga posti i kryetarit të Komisionit për Veriun, pasi tha se nuk ka marrë mbështetje në kërkesat e tij për seancë.

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri në fjalën e tij, është krenuar me punën që ka bërë në normalizimin e situatës, ndërsa për murin ka thënë se do të rrënohet. Seanca është tensionuar nga polemikat ndërmjet asamblistëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.


Muri i Mitrovicës “rrënon” asamblistët e jugut by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...