Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Dhjetor 2016 - 18:30      

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë.

Sipas burimeve të portalit Koha.net, Gjuriq ka kërkuar leje nga MPJ për të hyrë nesër në Kosovë. Deri tek vendimi i Ministrisë së Jashtme ka ardhur pas informacioneve se Gjuriq së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kanë pasur në plan që nesër në veri të Kosovës të vizitojnë disa pika të karburantit në territorin e Kosovës, të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet kosovare.

Ndryshe, Marko Gjuriqit i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me leje paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ku ai fillimisht duhet të raportojë për agjendën që do ta ketë ndërkohë që është në territorin e Kosovës.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...