Çmohet përkrahja e Hungarisë për Kosovën

14 Dhjetor 2016 - 17:34      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet aktuale në vend, për agjendën e reformave, si dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Mustafa, shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e madhe të Hungarisë në fushën e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, zhvillimit ekonomik, proceset eurointegruese dhe aspekte tjera.

“Hungaria në vazhdimësi ka qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj dhe ne presim vazhdimin e kësaj përkrahje shumë të rëndësishme për proceset aktuale”, tha Mustafa, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Hungarinë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, pasi vlerësoi lartë progresin e arritur nga Kosova në shumë fusha, ofroi përkrahjen e pa rezervë të Hungarisë për proceset e mëtejme zhvillimore si dhe eurointegruese të Kosovës.

Ministri Szijjarto, po ashtu, shprehu vullnetin e Hungarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe theksoi mbështetjen e mëtejme të Hungarisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...