Mustafa vlerëson rolin e shoqërisë civile

14 Dhjetor 2016 - 17:20      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017, njofton kumtesa nag Kryeministria, transmeton koha.net.

Në takim, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare pjesë e Platformës CIVIKOS, sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit e medieve, është bërë vlerësimi i progresit dhe sfidave në procesin e zbatimit të Strategjisë Qeveritare si dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Mustafa, vlerësoi lartë dhe falënderoi pjesëtarët e shoqërisë civile për gatishmërinë e tyre për debat konstruktiv dhe për bashkëpunim, duke iu referuar takimit të fundit që u mbajt para pak kohësh.

“Kemi pasur një debat mjaft përmbajtjesor dhe shumë konstruktiv me organizatat e shoqërisë civile. Janë hapur shumë çështje që kanë të bëjnë me implementimin e strategjisë, edhe anët pozitive, përkatësisht të arriturat në implementimin e strategjisë, por edhe çështjet të cilat ne duhet t’i hapim bashkërisht, në mënyrë që ky implementim të jetë edhe më i mirë, të jetë koherent dhe me pjesëmarrje të nevojshme të përfaqësuesve të ministrive përkatës, përkatësisht sekretarëve të përgjithshëm. Ka pasur vërejtje se jo gjithmonë ata janë në seanca, prandaj edhe ka ngecje në transmisionin e objektivave, të cilat përcaktohen së bashku me ju”, tha kryeministri.

Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë që ta ketë zërin e shoqërisë civile në ndërtimin e politikave qeveritare edhe gjatë hartimit të Planit të Punës së Qeverisë.

Më tutje, kryeministri foli për vërejtjet sa i përket ndarjes së buxhetit dhe shfrytëzimit të tij për përkrahjen e strategjisë.
Në fund, kryeministri ka rishprehur përkushtimin për fuqizimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...