Rama i FSK-së në Bruksel, takime me përfaqësues të NATO-s

14 Dhjetor 2016 - 16:18      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë qëndrimit atje ai u takua me përfaqësues ushtarak të SHBA, Shqipërisë dhe Kroacisë, etj., si dhe kryesuesin e komitetit ushtarak të NATO-s.

Gjeneral Rama diplomatët ushtarak i ka njoftuar për të arriturat, sukseset dhe profesionalizimin dhe avancimin e FSK-së, dhe nga të gjitha takimet mori mbështetje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për ngritjen dhe avancimin e nivelit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Komandanti i FSK-së, pati takime të veçanta me Misionin e SHBA-ve në NATO, me Komitetin e Politikave dhe planeve nga vendet anëtare të Quintit, si dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare të NATO-s.

Gjithashtu Rama zhvilloi takim edhe me gjenerallejtënant Ëiermann, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe me gjenerallejtënant Andrej Falkoëski, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika e Polonisë.

Komandanti i FSK-së, takim të veçantë zhvilloi edhe me gjenerallejtënant Mate Paden, përfaqësues ushtarak në NATO dhe Bashkim Evropian nga Republika e Kroacisë si dhe me kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Pavel, etj.

Vlen të theksohet se gjatë vizitës së Komandantit të FSK-së, në Bruksel, delegacioni i FSK-së u prit edhe nga gjeneral major Qemal Shkurti dhe kolonel Idriz Haxhijaj, përfaqësues të Shqipërisë në NATO.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...