AGK thotë se reagimi ndaj “Zërit” ishte i Bordit dhe jo individual

14 Dhjetor 2016 - 16:03      

Bordi i AGK-së i është përgjigjur reagimit të gazetës "Zëri", e cila një vendim të tij e cilësoi si të kryetarit të saj dhe jo të forumit.

AGK dënoi vendimin e “Zërit” për largimin e një gazetareje vetëm pse ishte shtatzënë.

Në vazhdim përgjigjja e AGK-së:
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, dëshiron të informojë opinionin publik se vendimi për reagim në rastin e largimit nga puna të gazetares Senada Halimi ka qenë vendim i Bordit. Ia rikujtojmë gazetës "Zëri" se Bordi përfaqësohet nga nëntë anëtarë.

Pjesë e Bordit janë:

Shkelqim Hysenaj – kryetar
Arsim Halili – RTK
Fidan Rama – Dukagjini
Besjana Krasniqi – RTV 21
Valdrin Krasniqi – Tribuna Chennel
Beadin Syla – Zeri
Majlinda Aliu – RTK
Taulant Qenaj – KTV
Dardan Hoti – Metro

Ne e dënojmë sulmin e ulët të gazetës "Zëri" ndaj kolegut Shkëlqim Hysenaj, i cili është kryetar i AGK-së. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shërbim të komunitetit të gazetarëve duke kërkuar respektimin e të drejtave tona. Inkurajojmë gazetën në "Zëri" që të fokusohet më shumë në respektimin e të drejtave të gazetarëve e jo në largimin e tyre nga puna si në rastin e gazetares Senada Halimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...