Kërkohet mbrojtja e lirisë në internet dhe infrastrukturës digjitale

14 Dhjetor 2016 - 15:57      

Mbrojtja e lirisë në internet dhe infrastrukturës digjitale është kërkuar gjatë dy ditëve të punëtorisë së Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, në të cilën është vlerësuar Strategjia dhe Plani i Veprimit për Siguri Kibernetike 2016-19.

“Si në shumëvende edhe në Republikën e Kosovës, siguria kibernetike është bërë një prej synimeve kryesore. Liria në internet dhe vlerat njerëzore duhen mbrojtur, ashtu siç duhet mbrojtur edhe infrastrukturën digjitale nga incidentet potenciale dhe veprimet keqdashëse”, ka theksuar Nehat Mustafa, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Mustafa ka thënë se tha se Kosova ka bërë hapa konkret në këtë drejtim, duke miratuar Strategjinë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e Programit të Qeverisë 2016-2019, e cila në të njëjtën kohë ndërlidhet me Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Ende pa kaluar një vit i plotë nga miratimi i strategjisë, me kënaqësi mund të konkludojmë se janë arritur përparime të ndjeshme në përmbushjen e objektivave, falë implementimit të aktiviteteve nga institucionet kompetente. Prandaj, shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’iu falënderoj secilin prej jush për seriozitetin e treguar në përmbushjen e obligimeve institucionale që rrjedhin nga strategjia. Gjithashtu, një falënderim i drejtohet edhe misionit të OSBE-së dhe ICITAP-it për përkrahjen e vazhdueshme që po na ofrojnë”, tha zëvendësministri Mustafa.

Plani i Veprimit i Strategjisë për Siguri Kibernetike përbëhet prej gjithsejtë pesë (5) Objektivave Strategjike, që njëherit janë edhe pesë shtyllat e kësaj strategjie, 13 Objektivave Specifike dhe 66 aktiviteteve. Si e arritura më e madhe për vitin 2016, padyshim që janë ngritja e CERT-ave, në të gjitha institucionet relevante ( me përjashtim të CERT-it qeveritar që pritet të themelohen së shpejti), si dhe organizmi i Konferencës së parë Rajonale për Siguri Kibernetike, e vlerësuar si shumë e suksesshme nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund u konkludua se bazuar në vlerësimin e përgjithshëm, zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit për siguri kibernetike ka pasur progres të kënaqshëm. Edhe pse jemi në vitin e parë të implementimit(janar–dhjetor2016), janë treguar rezultate inkurajuese, rreth 50 % të aktiviteteve të parapara janë implementuar plotësisht, kurse rreth 50 % të tjera janë implementuar pjesërisht, ose pritet të filloj implementimi i tyre në vitin 2017.Punëtoria u përshëndet edhe nga HansBengtssonnga OSBE-ja dhe Drita Pereziçnga ICITAP-i. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...