Foto: Koha

Dorëhiqet kryetari i Komisionit për Veriun në Kuvendin e Mitrovicës

14 Dhjetor 2016 - 15:47      

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kryetari i Komisionit për Veriun, njëherësh asamblist i Partisë së Drejtësisë, z. Vesel Neziri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e Kryetarit të Komisionit për Veriun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Dorëheqja e tij erdhi si pasoj e dështimit të organizimit të mbledhjeve që kishin për qëllim diskutimin e brengave të banorëve të Veriut.

Kryetari i dorëhequr i Komisionit për Veriun, z. Vesel Neziri, i cili në gjashtë mbledhjet e thirrura radhazi nuk arriti ta siguroj kuorumin e duhur për të vazhduar me mbajtjen e mbledhjeve të të këtij komisioni.

Arsyet e mos përgjigjeve të thirrjeve për të diskutuar rreth halleve dhe brengave të qytetarëve të Veriut nga disa asamblistë të partive të tjera në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, janë për shkak të neglizhencës së tyre karshi qytetarëve të pjesës matanë Ibrit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...