Forcat e Armatosura të Maqedonisë të interesuara për Qendrën e Trajnimit të FSK-së

14 Dhjetor 2016 - 15:42      

Drejtori i Drejtorisë për Operacione në Forcën e Sigurisë së Kosovës Zymer Halimi, ka pritur sot në takim, në mjediset e Ministrisë, një delegacion nga Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë në krye me Azim Nuredini, shef i Shtabit të Komandës së Bashkuar të Operacioneve.

Halimi foli për marrëdhëniet dypalëshe mjaft të frytshme në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, e në veçanti në mes dy Forcave të dy shteteve si dhe për nevojën e vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Halimi tha se, fushat e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FARM-së kanë qenë të gjera dhe konkrete, si dhe shprehu kënaqësinë që të njëjtat, me angazhimin e të dyja palëve, të begatohen dhe të konkretizohen edhe më tutje.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral Halimi, u shpreh i kënaqur me interesimin e Ushtrisë së Maqedonisë për të vizituar FSK-në, përkatësisht Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të inauguruar këtë vit, e cila siç tha ai, mëton të jetë jo vetëm qendër trajnuese për FSK-në dhe agjencitë tjera civile të emergjencave në Kosovë, por synon të hap dyert edhe për pjesëtarë të Forcave të Armatosura të shteteve të rajonit dhe për agjencitë civile për t’u trajnuar dhe stërvitur në lëmin e kërkim-shpëtimit urban, në ujëra dhe në male.

Nga ana e tij, oficeri i lartë maqedonas, gjeneral brigade Azim Nuredini tha se, qëllimi i vizitës së tyre në MFSK, FSK dhe Regjimentin e Mbrojtjes Civile(RMC) është hulumtimi dhe koordinimi i mundësive që kapacitetet e FSK-së, të investuara në Qendrën Trajnuese të Kërkim Shpëtimit, të mund të ofrohen për shërbime trajnimi dhe stërvitjeje edhe për pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë në të ardhmen.

Gjeneral Nuredini e përgëzoi gjeneralin Halimi për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Trajnimit për Kërkim -Shpëtim për nevoja të FSK-së fillimisht, e pastaj edhe për ofrimin e mundësive për trajnim të ushtrive të vendeve të rajonit, transmeton Kosovapress.

Më tej, delegacioni i Forcave të Armatosura të Maqedonisë vazhdoi vizitën në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së dhe në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim, për të parë nga afër kapacitetet trajnuese dhe stërvitore të kësaj qendre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...