14 Dhjetor 2016 - 15:40
Hysenaj në një postim në Facebook, ka shkruar se reagimi për gazetaren Senada Halimi, ka qenë i mbështetur unanimisht nga gjithë anëtarët e bordit dhe se është diskutuar para se të votohet.
“Personalisht asnjë agjendë nuk kam ndaj asnjë individi aq më shumë mediumi. Sa jam në pozitën e kryetarit të AGK-së asnjëherë s'kam tentuar të shtyje përpara ide ose veprime për të cilat flet gazeta në fjalë ( për këtë janë transkriptet dhe gjitha vendimet në letër si dhe dëshmitarë anëtarët e asociacioni). Fshehja e gazetës "Zëri" përmes sulmit ndaj meje dhe lidhja kinse për qëllime personale e vërteton dhe e vulos së në çfarë mënyre aty trajtohen punëtorët”, ka shkruar Hysenaj.
“Personalisht nuk do të ndalem do të vazhdoj që bashkë me kolegët e mi të avokoj dhe të mbroj të drejtat e çdo anëtari e drejta e të cilit po shkelet. Unë jam i lumtur që ne si bord kemi zgjidhur dy tre raste të njëjta duke dërguar lëndë në inspektoriat ndërsa rekomandojmë gjithë kolegët që të mos heshtin karshi presioneve, shantazhave, apo të drejtave të tyre që u shkelen nga punëdhënësit”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...