“Zëri” kundërshton akuzat e AGK-së

14 Dhjetor 2016 - 15:18      

Gazeta “Zëri” ka kundërshtuar akuzat e AGK-së se ka larguar nga puna gazetaren Senada Halimi, e cila pohon të jetë larguar nga puna pas lajmërimit se është shtatzënë.

“Zëri” ka thënë se është reagim i njëanshëm të kreut të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, i cili pa kontaktuar gazetën, të mërkurën ka lëshuar një komunikatë për medie me shumë të pavërteta.

AGK nëpërmjet një komunikate njofton se gazeta “Zëri” e ka larguar nga puna gazetaren , Senada Halimi, me arsyetimin se kjo e fundit është shtatzënë.

Ky është reagimi i gazetës “Zëri” për akuzat e AGK-së:

Gazetares Senada Halimi nuk i është shkëputur kontrata, pasi që kontrata ekzistuese i është respektuar në tërësi, por nuk i është vazhduar kontrata e re për vitin 2017. Kjo për faktin se bashkë me gazetaren Halimi, kontrata nuk i është vazhduar edhe gjashtë punëtorëve të tjerë.

Vendimi për këta punëtorë është ndërmarrë bazuar në performacën e tyre. Në gazetën “Zeri” ka punëtore të tjera shtatzëna, të cilave u është vazhduar kontrata. Pra nuk është e vërtetë që vendimi është marrë për këtë arsye.

Kjo është vetëm një tendence e kreut te AGK-se, Shkëlqim Hysenaj, i cili ka qenë i punësuar në “Zëri” për tetë muaj. Atij gjatë kësaj periudhe i është ndryshuar pozita, por jo edhe paga, duke iu respektuar kështu kontrata e punës.

Ai me vetëkërkesë ka dhënë dorëheqje nga pozita dhe me pas ka deponuar një ankesë në Inspektorat të Punës për gazetën “Zëri”. Pas shqyrtimit të gjitha fakteve, Inspektorati merr vendimin me nr. 06-28-1/16, ku ka vendosur se ankesa e Shkëlqim Hysenajt është e pabazuar.

Ne shprehim shqetësimin tonë në lidhje me fushatën e Hysenajt kundër “Zërit”. Hysenaj edhe pse i votuar për të përfaqësuar të gjithë gazetarët e Kosovës, pa dallim, ai nuk ka reaguar në shume raste të kërcënimeve te gazetareve, siç është rasti i fundit i redaktores së fotografisë, Laura Hasani, e cila është kërcënuar të dielën që lamë pas nga disa serbë lokal gjatë punës së saj në Mitrovicën e Veriut.

Për shkak të kësaj qasjeje selektive të Hysenajt ndaj ” Zërit”, kjo e fundit ndihet e papërfaqësuar dhe ka vendosur që mos të konkurrojmë sivjet në çmimet vjetore që ndahen nga AGK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...