Gnocchi: Të ndërpriten lojërat politike për të zhdukurit

14 Dhjetor 2016 - 14:41      

Thomas Gnocchi, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë prezantimit të Udhëzuesit për familjet e të zhdukurve, ka kërkuar që të ndërpriten lojërat politike për çështjen e të zhdukurve, raporton KTV.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë me vendosmëri për të zgjidhur fatin e personave të pa gjetur. Gnocchi ka theksuar se shtetet duhet ta kenë të qartë se çështja jo vetëm që duhet zgjidhur, por edhe kryesit e krimeve duhet të sillen para drejtësisë që të dënohen për krimin e kryer.

Përfaqësuesi i BE-së ka kërkuar ndërprerjen e lojërave politike në këtë aspekt duke ritheksuar nevojën e thyerjes së ngërçit për gjetjen e lokacioneve me trupat e të vrarëve në Kosovë.

Në anën tjetër në këtë konferencë ka munguar kryeministri i vendit Isa Mustafa, por në emër të tij ka folur këshilltari politik Sokol Havolli i cili theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet primarë zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...