UNHCR-ja i dhuron dy automjete Qendrës për Azilkërkues

14 Dhjetor 2016 - 14:29      

Misioni UNHCR në Kosovë i ka dhuruar si donacion një veturë Golf 5 dhe një furgon Qendrës për Azilkërkues, e cila vepron në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka theksuar se ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të përmirësojë edhe më tej punën në Qendrën për Azilkërkues. Ai u zotua se ky donacion do të përdoret në mënyrë racionale për nevoja të Qendrës.

Ndërsa shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, u shpreh shumë i lumtur që ka mundur të ndihmojë këtë qendër në avancimin e mëtejmë të shërbimeve. Ai tha se Qendra për Azilkërkues është një ndër qendrat më funksionale dhe mund të jetë model edhe për rajonin për formën se si funksionon dhe për trajtimin që ju bëhen azilkërkuesve.

Donacioni ka në përbërje një automjet fugon, një veturë golf V dhe pajisje mjekësore Ultrazë, që do të përdorën në shërbim të azilkërkuesve. Shuma e përgjithshme e donacionit është rreth 50 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...