14 Dhjetor 2016 - 14:20
Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatzënë”.
Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës "Zëri" pasi vendimi i menaxhmentit bie ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njëherësh veprimi i gazetës "Zëri" paraqet diskriminim të drejtpërdrejt.
Shkëputja e marrëdhënies së punës në kohën e shtatzënisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës 'Zëri' të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaçërisht të grave.
Për këtë rast me kërkesë të gazetares Senada Halimi ne e kemi njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presim vendim të shpejtë dhe të drejtë.
Po ashtu inkurajojmë gazetaren Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës në fjalë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...