Bajrami kërkon mbështetjen e Finlandës për përmirësimin e arsimit në Kosovë

14 Dhjetor 2016 - 14:16      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka kërkuar mbështetjen e ekspertëve arsimorë të Finlandës që të përmirësojnë arsimin në Kosovë.

Këtë mbështetje ministri Bajrami e ka kërkuar gjatë takimit me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Ministri Bajrami shprehu shqetësimet e tija për rezultatet jo të mira të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2015 , për çka tha se “na obligon dhe mobilizon që të reflektojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje, çfarë duhet të ndryshojmë që te kemi një arsim cilësorë çfarë e dëshirojmë dhe që meriton rinia jonë”.
“Ne kemi nevojë ende që ju si një nga vendet me arsim më të zhvilluar në botë, të na ofroni ekspertizën tuaj profesionale që të përmirësojmë performancën, veçanërisht në Arsimin Parauniversitar”, tha ministri Bajrami.
Huhtamaki tha se nga perspektiva e Finlandës, është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës në vlerësimin PISA 2015, por theksoi e ky rezultat nuk duhet të ju dekurajojë dhe se gjendja mund dhe duhet të përmirësohet , ndërsa shprehu gatishmërinë që vendi i saj ta ndihmojë Kosovën me ekspert arsimorë në fusha të caktuara.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...