14 Dhjetor 2016 - 14:14
Njëra ndër opsionet e mundshme për formimin e qeverisë së re është edhe koalicioni mes VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së, por me kushte të larta ndaj Gruevskit kryesisht nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kështu kanë vlerësuar për Zhurnal analistët politik lidhur me opsionet dhe koalicionin e mundshëm mes partisë së Gruevskit, Ahmetit dhe Thaçit.
Sipas analistëve ky opsion është ligjërisht i mundur të formohet një qeveri me këta parti, por do jetë shumë problematike sepse tanimë te shqiptarët është paraqitur një lëvizje e fuqishme opozitare.
Sipas analistit Petar Arsovski ky koalicion është i mundur dhe legal, por duhet pasur parasysh se arsyeja për mbështetjen e madhe që i dhanë shqiptarët Zaevit, ishte pikërisht Gruevski.
Ai për Zhurnal thotë se shqiptarët nuk duan që të bëjnë koalicion me Gruevskin, edhe pse koalicioni mes këtyre partive teorikisht dhe ligjërisht është i mundur, por politikisht do jetë problematike për gjitha partitë.
“Të gjitha opsionet janë të mundshme për momentin, atë qeveri që e përmendni ju d.m.th koalicion mes VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së, teorikisht dhe ligjërisht është e mundshme, por politikisht do të jetë shumë problematike, duke pasur parasysh se është paraqitur lëvizje e fuqishme opozitare te shqiptarët, ashtu që bën shtypje ndaj të gjitha partive politike shqiptare që në negociatat me VMRO-DPMNE-në, eventualisht, e cila është arsyeja për disponimin e fuqishëm opozitar të shqiptarëve të jenë më të fortë dhe mendoj se ajo do të sjellë shtypje plotësuese tek ata që të mos bëjën koalicion me VMRO-DPMNE-në ose në koalicionet të kenë shumë kushte të larta. Ashtu që unë mendoj se ai koalicion teorikisht dhe ligjërisht është e mundur, përderisa politikisht do të jetë problematike për të gjitha partitë”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Petar Arsovski.
Nga ana tjetër njohësi i mirë i çështjeve politike në vend, Ismet Ramadani për Zhurnal vlerëson se shqiptarët në këto zgjedhje e dhanë përgjigjen e tyre dhe sduan koalicionim me Gruevskin. Sipas tij me VMRO-në mund të koalicionohet, por vetëm kur kjo parti do të reformatohet dhe rifreskohet e kuadro të reja, gjë që për Ramadanin momentalisht duket e pamundur.
“Mendoj se nëse e respektojnë disponimin e shqiptarëve, kuptohet me shumicë absolute, dhe qëndrimin e tyre ndaj politikave të Nikolla Gruevskit dhe krejt atë që ai ka kontribuar që të jemi në një krizë të thellë politike, por edhe me me retorikën e tij antishqiptare, do të ishte punë e papranueshme që këto dy parti të koalicionojnë me Nikolla Gruevskin dhe klikën e tij. Kur e flas këtë nuk do të thotë që nuk mund të koalicionohet me një VMRO të spastruar nga strukturat kriminele dhe antishqiptare, por kjo sipas të gjitha gjasave është e pamundur të ndodh në atë parti. Mendimi im është se nuk do të ishte mirë që ata të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në e cila mes tjerash ka edhe politikë antievropiane dhe anti NATO”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Ismet Ramadani.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...