Foto: Koha / Ilustrim

Për tre muaj, rreth 40 mijë persona qëndruan në hotelet e Kosovës

14 Dhjetor 2016 - 13:43      

Në tre mujorin e tretë të këtij viti numri i vizitorëve nëpër hotele e vendit ishte 36 mijë e 872, prej tyre 29.23 për qind ishin vizitorë vendorë dhe 70.77 për qind ishin vizitorë të jashtëm.

Ndërkaq, numri i bujtjeve në TM3 2016 ishte 56 mijë e 558, ku 27.21% e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.79% nga të huajt, transmeton kp. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë 2016.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 mijë e 638 vizitorë dhe 31 mijë e 326 net qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, etj. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në komunikatë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016 pjesë e anketës ishin 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.31%. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...