Nga janari, Qeveria me platformë online për konsultime me publikun

14 Dhjetor 2016 - 12:13      

Kryeministri Isa Mustafa, i cili mori pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile, dhe tha se si qeveri janë të interesuar të fuqizohet edhe më tej roli i saj.

Ai theksoi se hartimi i strategjisë me shoqërinë civile ka rëndësi në mënyrë që të jetë më efikase dhe më koherente.

Mustafa tha se edhe buxheti duhet të implementohet në harmoni me shoqërinë civile, për të pasur transparencë dhe llogaridhënie të fondeve publike.

Habit Hajredini nga Këshilli për Zbatimin e Strategjisë, paralajmëroi se deri në javën e parë të muajit janar do të hapet platforma online për konsultime me publikun.

Valdete Idrizi nga Civil Kos, theksoi se ka mungesë të transparencës me fondet publike.

Ajo kërkoi që të gjitha OJQ-të të trajtohen njësoj nga ministritë e linjës. Po ashtu Idrizi kërkoi të bëhet Rregullorja për Financimin e Shoqërisë Civile.

Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i progresit dhe sfidave në proces të zbatimit Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...