14 Dhjetor 2016 - 12:11
Në funksion të ngritjes dhe avancimit të mëtejmë të efikasitetit në drejtësi janë marrë nisma për ndryshime në këtë fushë, transmeton Koha.net.
Sistemi i disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krahas çështjeve të tjera që janë ndryshuar së fundmi, siç është buxheti, vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çështje të tjera, janë në funksion të këtij qëllimi. Në këtë drejtim, çështja e disiplinimit të gjyqtarëve, përkatësisht prokurorëve dhe veçmas hetimi për shkelje disiplinore, është njëra nga çështjet e rëndësishme.
“Me qëllim të reflektimit sa i përket kësaj çështje si dhe në koordinim dhe konsultim me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zyrës së Prokurorit Disiplinor, dhe me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi hartuar draftin e Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, sipas të cilit Zyra për Përgjegjësi Disiplinore parashihet të jetë si organ i pavarur i administratës shtetërore nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që të sigurohet funksionimi dhe efikasiteti i saj i pavarur” tha ministrja Hoxha.
Ajo theksoi se përcaktimi i Zyrës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të saja, pos që është bërë në konsultim me KGJK, KPK, dhe ZPD, konsiderojmë së i ndihmon edhe procesit të balancimit të pushteteve, veçmas sa i përket kësaj çështje të hetimit dhe vendimmarrjes për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministre e saj, jemi thellësisht të përkushtuar që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive si dhe krahas kësaj të ngrihet niveli i performancës së institucioneve të drejtësisë. Krahas kësaj edhe ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, si çështje kyçe të cilat do të ndikojnë edhe në rikthimin e besimit të qytetarëve tanë në institucionet e drejtësisë” , theksoi ministrja Hoxha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...