Hungaria rikonfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës

14 Dhjetor 2016 - 12:06      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar kryediplomatin e Hungarisë për mbështetjen që ky shtet po i jap Kosovës, si në fushën e angazhimeve diplomatike, po ashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë e sport, transmeton Koha.net.

Kryetari Veseli e potencoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep perspektivës evropiane të Kosovës.

Kryeparlamentari kosovar po ashtu ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Hungarisë, të nënshkruara midis dy qeverive, ndërsa theksoi se shumë shpejt Kosova duhet të avancojë edhe për marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit të futbollit, ku përfaqësuesja kosovare e futbollit do të mund t’i luaj ndeshjet kualifikuese në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë, z. Péter Szijjártó, theksoi gatishmërinë e Hungarisë për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik, politik, diplomatik, kulturor e sportiv me Republikën e Kosovës dhe rikonfirmoi mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Ne fund te takimit, kryediplomati hungarez i dhuroi kryetarit të Kuvendit të Kosovës fanellën sportive te legjendës së futbollit hungarez dhe evropian, Ferenc Pushkash.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...