Foto: Ilustrim

Bie nataliteti në Kosovë

14 Dhjetor 2016 - 12:02      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2014/2015.

Rezultatet e këtij publikimi u prezantuan sot në Konferencën e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida.

Konferencën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i cili ndër të tjera falëndëroi institucionet ndërkombëtare dhe vendore, a në veçanti projektin e Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep ASK-së për realizimin e projekteve me rëndësi, transmeton Koha.net.

Të dhënat statistikore në këtë raport janë afatgjata dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin një informacion statistikor, të plotë për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Të dhënat statistikore grumbullohen dhe publikohen të ndara sipas gjinisë, çdo dy vjet, sipas këtyre kapitujve: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat, Shfrytëzimi i Kohës dhe Vendimmarrja.

Statistikat janë këto:

Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.1 meshkuj për 100 femra – më i lartë se raporti i përgjithshëm i popullsisë;

Mosha mesatare e të martuarve ishte për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;

Të dhënat e fertilitetit tregojnë rënie, 2 fëmijë për një grua;

Shkalla e punësimit te gratë ishte 11.5%, ndërsa te burrat 38.7%; dhe

Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 31.8% për burrat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...