Foto: Koha

Ligj do të parandalojë në Kosovë konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik

14 Dhjetor 2016 - 11:18      

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se me këtë projektligj është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje konfliktit të interesit.

Qeveria po ashtu miratoi Projektligjin për ndërmarrje sociale. Ministri i Punës Arban Abrashi tha se ky projektligj ofron mundësi te mirë dhe ndihmon zhvillimit të konceptit të ndërmarrësisë sociale.

Në mbledhjen e sotshme, siç transmeton KP, Qeveria miratoi edhe projekt rregulloren për regjistrimin dhe aprovimin e operatorëve të biznesit me ushqim.

Anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme miratuan edhe Projekt rregulloren për lëshimin e certifikatës Apostile.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Kosova është bërë pjese e Konventës Apostile ne korrik të këtij viti.

Po ashtu sot Qeveria miratoi edhe draft Strategjinë sektoriale të Shëndetësisë për vitet 2017-2021. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...