Foto: Koha

Shqipëria përmirëson trajtimin financiar të diplomatëve të vet

14 Dhjetor 2016 - 09:54      

Buxheti i shtetit i vitit të ardhshëm pritet të sjellë një trajtim më të mirë financiar për diplomatët shqiptarë, në misionet e tyre jashtë vendit.

Komisioni i Jashtëm në Kuvend miratoi nen për nen dhe në tërësi pr/buxhetin e shtetit për vitin 2017, transmeton ATSH. Kryetarja Arta Dade tha se buxheti i ri, në zbatim dhe të Ligjit për shërbimin e jashtëm , parasheh bonuse dhe mbështetje financiare për bashkëshortët dhe familjet e diplomatëve, një risi kjo e vlerësuar me pozitivitet nga deputetët.

Vitin e ardhshëm do të zbatohet për herë të parë “paketa e diplomatit”, që parashikon që çdo diplomat i cili shërben jashtë vendit, për bashkëshortin apo bashkëshorten dhe për çdo fëmijë do të marrë 450 euro për bashkëshortin dhe 180 euro për çdo fëmijë (në vendet ku pagesa është në euro) dhe 500 dollarë për bashkëshortet dhe 200 dollarë për fëmijët (në vendet ku pagesat bëhet me dollarë). Kjo do të mundësohet falë një shtese prej 1 miliardë lekësh të vjetra në buxhetin e Ministrisë së Jashtme.

Për bashkëshortet e diplomatëve kjo shumë do të paguhet nga janari 2017, bashkë me kontributet për sigurimet shoqërore. Ky përfitim vlen për të gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë Shqipërisë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...