50 studentë nga Kosova përfitojnë bursa në Hungari

14 Dhjetor 2016 - 09:45      

50 studentë nga Kosova të tri profileve të studimit do të kenë mundësi të studiojnë në Hungari, prej tyre 25 në nivelin bachelor, 20 në master dhe 5 në studimet e doktoratës.

Kjo është bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó. Që të dy kanë nënshkruar marrëveshje ku tha se synojnë të krijojnë bashkëpunim sa më të madh ndërmjet dyja shteteve.

“Kjo marrëveshje nënkupton financim të plotë të studentëve tanë nga shteti Hungarez, si për anën studimore e po ashtu edhe atë të akomodimit”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndërsa ministri i jashtëm i Hungarisë ka thënë se kjo marrëveshje pritet të zgjasë 3 vite me mundësi vazhdimi dhe është pasuese e marrëveshjeve paraprake.

Studentët siç u tha do të studiojnë kryesisht në fushën e agrikulturës dhe do të përzgjidhen më të mirët sipas kritereve të përcaktuara nga strukturat arsimore të shtetit të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...