Përplasje mes legalëve dhe ilegalëve në veri

14 Dhjetor 2016 - 07:00      

Bashkëpunimi i kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, me Prishtinën zyrtare ka irrituar strukturat paralele, të cilat janë ende aktive në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkë me ilegalët kundër Jablanoviqit ka dalë edhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq. Përmes një komunikate të përbashkët me kryetarët e komunave veriore dhe ata të organeve të ashtuquajtura të përkohshme, janë hedhur akuza të shumta mbi Jablanoviqin.

Së fundi nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Zoran Todiq, është iniciuar shkarkimi i kryetarit të kësaj komune, Aleksandër Jablanoviq. Todiq të njëjtën kohë ushtron edhe postin e kryetarit të përkohshëm të Leposaviqit që vepron për llogari të Serbisë. Se ka kërkesë për shkarkimin e Jablanoviqit e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune nga radhët e komunitetit shqiptar, Xhemshit Bekteshi. (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...