14 Dhjetor 2016 - 06:45
Për këtë paketë, për të cilën tashmë tradicionalisht Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE-së, në nivel ministrash, diskuton dhe miraton konkluzionet një herë në vit, dhe atë në muajin dhjetor, kësaj radhe nuk pati pajtim, për shkak se “një shtet anëtar” ka bllokuar miratimin e konkluzioneve.
Në vend të kësaj është publikuar vetëm një deklaratë e Presidencës sllovake të BE-së e shoqëruar me tekstin e draftit të konkluzioneve të pamiratuara, me vërejtjen se ato gjatë diskutimeve “kanë marrë mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare”.
Diplomatët jozyrtarisht kanë konfirmuar se miratimin e konkluzioneve e ka bllokuar Austria, duke kërkuar që në to të futej edhe ngrirja e negociatave të anëtarësimit me Turqinë.(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...