Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj një të akuzuari nga grupi i Azem Sylës

14 Dhjetor 2016 - 06:30      

Prishtinë, 13 dhjetor – Gjykimi ndaj ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, dhe grupit prej 38 personash, të cilët po akuzohen për krim të organizuar, të martën është zhvilluar me dyer të hapura për publikun dhe mediat, shkruan sot Koha Ditore.

Gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek, e ka tërhequr vendimin, të cilin e mori vetëm një ditë më parë për mbyllje të gjykimit fillestar, me arsyetimin se do të shqyrtoheshin vetëm “çështje teknike” dhe se mediat mund të jenë të pranishme vetëm gjatë shqyrtimit kryesor. Tani ai ka thënë se e kupton rëndësinë e këtij gjykimi, i cili, sipas tij, është me interes për opinionin.

Megjithatë, gjykimi nuk ka mundur të vazhdojë për shkak se ka munguar njëri prej të akuzuarve, Hajrullah Berisha, i cili dyshohet se është arratisur nga Kosova. Për këtë arsye, trupi gjykues ka marrë vendim që të lëshojë urdhërarrest ndaj tij. (Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...