Policia e Kosovës kërkon ndërtesa të reja për stacionet “Jug” dhe “Veri” në Prishtinë

13 Dhjetor 2016 - 21:58      

Sot në ambientet e Policisë së Kosovës (PK), në stacionin policor "Jugu"Prishtinë dhe në shoqatën e grave të Policisë së Kosovës, ishin për vizitë pune delegacioni i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.

Me këtë rast delegacioni vizitoi hapësirat e stacionit policor dhe kushtet e punës që ofron ky stacion, të cilat vlerësohen se nuk janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të punës së punonjësve policor të stacionit policor "jugu" në Prishtinë.

Policia e Kosovës vite me radhë ka ngritur këtë shqetësim të mungesës së hapësirës dhe kushteve të punës në këtë stacion policor, si dhe për vite me radhë ka bërë planifikime buxhetore për ndërtim të këtij stacioni policor, për të cilin nuk është e definuar çështja e pronësisë ekzistuese nga institucionet kompetente, e as nuk është caktuar ndonjë lokacion adekuat nga Komuna e Prishtinës.

PK ka disa vite që ka adresuar disa kërkesa në Komunën e Prishtinës për të kërkuar caktimin e një hapësire për ndërtim të këtij stacioni policor, por ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete te një lokacioni adekuat.

Në një gjendje jo të mirë me objekt pune dhe kushte pune, është edhe stacioni policor "Veri" në Prishtinë, i cili po ashtu ka nevojë për një objekt dhe hapësirë pune më të mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...