13 Dhjetor 2016 - 20:52
“Shqiparët do të përfitojnë më shumë në koalicion me LSDM-në se sa me Gruevskin”, ka thënë Kryeziu.
Njëjtë u shpreh edhe gazetari, Xhevdet Pozhari.
Në debatin mbi fitoren ose humbjen e shqiptarëve në Maqedoni, ai theksoi se shihet në diskonim më i gjerë që Gruevski të mos jetë më në Qeveri.
“Shihet se ka një disponim jo vetëm në skenë në politike shqiptare por edhe në skenën më të gjerë që Gruevski të mos jetë në Qeveri, pasi këto zgjedhje janë shtyrë tri herë gjithmonë duke gjetur pretekst”, ka thënë Pozhari.
“Në këtë rast më i besueshëm më duket skenari i LSDM me BDI dhe me ndonjërën prej partive të reja shqiptare”, shtoi tutje ai.
Ndryshe, gazetarja Arbana Xharra ka thënë se zgjidhja më e mirë e shqiptarëve është të shkojnë me Zaevin duke kërkuar kushte.
“I kem dy opsione është Zaevi dhe Gruevski. Zgjidhja më e mirë e shqiptarëve është Zaevi dhe duhet të kërkojnë kushte dhe jo vetëm të futen në Parlament”, përfundoi Xharra.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...