“Duhet të insistohet për regjistrim të popullatës”

13 Dhjetor 2016 - 20:39      

Partia shqiptare e cila hyn në pushtet në Maqedoni nuk duhet të heq dorë nga insistimi për regjistrimin e popullatës. Kështu u shpreh, Xhevdet Pozhari nga portali “Saktë” në Rubikon të KTV-së.

“Cilado parti shqiptare e cila hyn në pushtet duhet të insistoj në regjistrimin e popullatës... Zaevi, të cilin e simpatizon Rroni me politika, nuk i ka të gjitha votat maqedonase, është edhe një pjesë bullgare”, ka thënë ai.

Pozhari përmend edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe që tash e shumë kohë e ka premtuar BDI, e që sipas tij asgjë nuk është arritur në këtë drejtim.

“Të gjithë duamë të besojmë se kanë kaluar ndasitë mirëpo aty ka ndasi të thella”, shtoi tutje Pozhari.

Njëjtë beson edhe kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra.
Ajo vlerësoi se atë çfarë e thotë opinionisti Gjinovci nuk e sheh të ndodh edhe për 25 vite.

“Kjo çka mendon Rroni nuk besoj se mund të ndodh edhe 25 vjet”, theksoi Xharra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...