NATO është i gatshëm për ndërhyrje operative në Ballkanin Perëndimor

13 Dhjetor 2016 - 20:07      

Aleanca ushtarake Perëndimore, NATO, është i gatshëm të ndërhyjë në mënyrë operative në Ballkanin Perëndimor kur ka nevojë për të penguar konfliktet ndëretnike e për të promovuar siguri e stabilitet, transmeton Koha.net.

Kështu ka shkruar gazet Veçernje e Zagrebit duke u thirrur në një dokument sekret të Aleancës ushtarake Perëndimore.

Ky dokument është miratuar në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme e në të detajisht përshkruhen dy lloje kërcënimesh me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit Perëndimor – sjellja destabilzuese e Rusisë dhe ekstremizmi në rritje e radikalizimi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Në pjesën ku flitet për rreziqet, theksohet se rrezik është qasja e Rusisë ndaj popullatës serbe në rajon. Mesazhet ruse jehonën më të madhe e kanë në te serbët, thuhet në dokumentin sekret.

NATO po studion shtimin e aktiviteteve ruse në Ballkanin Perëndimor që përfshijnë sjelljet destabilzuese. Fjala është për kombinimin e mesazheve, ndërtimin e lidhjeve me përfaqësuesit e elitave, investimet në energjetikë dhe në sektorin e medieve.

Rusia ofron ndihmë politike e ekonomike për etnitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë për të penguar rrugën evropiane të këtij shteti , theksohet në dokument.

Kryetari i RS-së Milorad Dodik, thotë NATO, po rrënon integrime euroatlantike të B e H – së, gjë që vërehet edhe në shpalljen kohë më parë të referendumit të paligjshëm por edhe te fakti se entiteti tij refuzon të regjistrojë patundshmëritë ushtarake.

Në përfundimet e dokumentit theksohet se NATO i jep përkrahje të plotë rrugës europiane të Maqedonisë e B e H-së dhe e përkrah fuqimisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e të Kosovës.

Ky dialog ka efekt pozitiv në stabilitetin rajonal, përfundon NATO duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës është i ndërlidhur me stabilitetin e gjithë rajonit.

Në pjesën për Serbinë theksohet se përkrahje e serbëve për NATO- n është shumë e ultë, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s.

Përkundër kësaj, theksohet se NATO e di se ka nevojë për më shumë nxitje të fuqishme më shumë se kurrë për bashkëpunim politik me Serbinë, ndërsa vizita kohë më parë e kryeministrit Vuçiq në selinë e Aleancës përmendet si shembull mbi të cilin duhet ndërtuar zhvillimin e marrëdhënieve.

NATO nuk ka dilema rreth asaj se duhet të investojë përpjekje dhe të përkrahë përmirësimin e marrëdhënieve rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti është hartuar në fillim të dhjetorit në kuadër të samitit të qershorit të NATO-s në Varshavë, formulimet në të janë harmonizuar të gjitha shtetet anëtare, 28 sosh, të NATO-s.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...