13 Dhjetor 2016 - 19:29
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka ftuar në takim drejtorët komunalë të arsimit, prej të cilëve ka kërkuar transparencë, llogaridhënie si dhe efikasitet në punë.
Sipas tij, MASHT-i po punon në krijimin e kurrikulës së re, e cila ndër të tjera do të ndikojë edhe në krijimin e shkathtësive për mësimnxënie.
Por ndonëse u ftuan në diskutim, asnjërit prej drejtorëve nuk iu dha fjala.
Ndërkaq, në një prononcim për KTV-në, disa drejtorë të arsimit u shprehën se rezultati i tillë ka qenë i pritshëm, por duhet shumë punë dhe mbështetje për ta përmirësuar këtë sistem.
Sipas rezultateve të testimit ndërkombëtar, të cilat janë publikuar para një jave, nxënësit kosovarë janë renditur ndër më të dobëtit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...