AGK mund ta padisë Gjykatën Themelore të Prishtinës në Kushtetuese [video]

13 Dhjetor 2016 - 19:25      

Mbyllja e vazhdueshme për publikun e seancave të profilit të lartë ka bërë që Asociacioni i Gazetareve të Kosovës të shikojë mundësitë ligjore për t’i kundërshtuar këto vendime, raporton KTV.

Organizata që përfaqëson gazetarët në Kosovë është duke u konsultuar për të parë nëse mund ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Së paku dy raste të profilit të lartë janë mbyllur për gazetarët, kurse në të tretin, atë ndaj Azem Sylës, gjyqtari e ka ndërruar vendimin, duke e hapur për publikun.

Vendimi më skandaloz, Kryetarit të AGK-së , Shkëlqim Hysenaj ka qenë ai i gjyqtarit Shasivar Hoti, i cili në parim e ka mbyllur krejt procesin ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, e jo siç ndodh zakonisht të mbyllet gjykimi varësisht nga seanca dhe çka trajtohet aty.

Ndër të tjera, Sali Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas kryetarit të AGK-së, për ndërrimin e qasjes për gazetarët për këtë rast ishte zotuar vet kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi.

Në një përgjigje për KTV-në, Ibrahimi ka thënë se ai vazhdon të besojë se gjyqtari do ta rishikojë vendimin e tij dhe të mbyllë vetëm ato seanca kur ka nevojë, ashtu siç e parasheh edhe KPPRK-ja. Se do të hapët ky rast dhe do të ketë vetëm mbyllje të pjesshme, besojnë edhe anëtarë të shoqërisë civile.

AGK mund ta padisë Gjykatën Themelore të... by kohanet  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...