13 Dhjetor 2016 - 19:11
Pavarësisht që Ministria e Forcës procedoi në qeveri Pakon e ligjeve për ndryshimin e statusit të kësaj force, kryeministri Isa Mustafa nuk e procedoi tutje drejt Kuvendit, pasi ka problem me partnerin e koalicionit, Listën Serbe.
Gjatë vizitës në Batalionin e Parë të Forcës në Gjilan, shefi i qeverisë pranoi se vendimmarrja është politike, pavarësisht që forca është e gatshme qysh tash të shndërrohet në ushtri.
Se Forca është e gatshme të transformohet në ushtri qysh tash e ka thënë edhe kreu politik i saj, Haki Demolli.
Sipas tij, NATO-ja ka hapur rrugën për intensifikimin e marrëveshjes së saj me FSK-në, pas kërkesës që qeveria i bëri asaj.
Batalioni i parë për Reagim të Shpejtë ka demonstruar praktikisht para kryeministrit Mustafa disa prej shkathtësive me pajisjet personale dhe kolektive të njësisë.
Për FAK-un pritet ndërrimi i mendjes i Listës... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...