13 Dhjetor 2016 - 19:05
Madje u tha se me këtë marrëveshje, Kosova fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit.
Por, në letrën që qeveria serbe e ka deponuar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomit, thuhet se “duke u mbështetur në rregullat e ITU-së, procedura për t’i ndarë një kod thirrës treshifror rajonit gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë është përqafuar”.
Kurse pjesë e marrëveshjes është edhe që në aneks dokumentet teknike të ITU-së Kosovës t’i referohen gjithnjë si “Kosovo*” dhe me fusnotën tashmë të dakorduar në kuadër të dialogut të Brukselit.
Në letër, përmbajtjen e së cilës e ka siguruar “Koha Ditore,” përmes burimeve të sigurta në Bruksel, Beogradi shpreh falënderimet e veta për ITU-në dhe përkrahjen që i kanë dhënë Serbisë gjatë procesit të dialogut në Bruksel, ku përfaqësuesve të Kosovës u referohet si “Institucione të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë”. Siç ndodh zakonisht, ministrja Edita Tahiri nuk paraqitet para medeave kur ndonjëra nga marrëveshjet me Serbinë kontestohet.
KohaVisioni, gjatë tërë ditës, ka tentuar të sigurojë një deklaratë të saj, por këshilltarët e saj kanë thënë se ajo do të flasë më 15 dhjetor, kur Kosova ta marrë këtë kod. Deklaratat e ministres Tahiri, opozita i quan gënjeshtra. Edhe gazetarët e kritikojnë ministren për shmangie të medieve vazhdimisht, duke e shndërruar këtë proces të bisedimeve në jotransparent total.
Opozita deklaratat e Tahirit për bisedimet i... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...