13 Dhjetor 2016 - 18:49
Hoxhaj ka falënderuar ministrin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimeve, ndërsa ka përshëndetur transformimin e kësaj marrëdhënieje në bashkëpunim më të ngushtë në fushën e zhvillimit ekonomik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ministri kosovar ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja është ndër objektivat më të rëndësishme të Qeverisë dhe miratimi i ligjit për Investime Strategjike, i cili ka krijuar lehtësira për investitorët e huaj në Kosovë, e bën Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja.
“Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike. Çështja kryesore që ky ligj adreson është krijimi i lehtësirave për investitorët e huaj dhe tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë. Këto lehtësira e bëjnë Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja. Tashmë kemi një kalendar të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike, sikurse themelimi i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Hoxhaj.
Gjatë vizitës së ministrit hungarez, pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të arsimit.
Ministri hungarez gjatë ditës së nesërme do t’i takojë krerët më të lartë të shtetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...