Aktivitete të IPK-së me qytetarë në Zubin Potok

13 Dhjetor 2016 - 16:35      

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK-së) ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Synimi i këtyre aktiviteteve ishte fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” në veçanti.

Një aktivitet i tillë është mbajtur sot me qytetarët e Zubin Potokut në ndërtesën e Kuvendit Komunal .

Ky aktivitet, vazhdon kumtesa, është realizuar në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare ACDC (Advocacy Center for Democratic Culture) me seli në Mitrovicën e Veriut dhe kishte për synim diskutimet e hapura me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor.

Përfaqësuesit nga IPK-ja (Divizioni për komunikim me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe Departamentet Operative) në këtë takim dhanë shpjegime për qytetarë lidhur me rolin e IPK-së, autorizimet ligjore si dhe projektit të regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale të IPK-së në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se këto aktivitete janë përcjellë me interesim nga qytetarët e kësaj pjese ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...